28 Korrik- Ekspres Horoskopi

Dashi: Punët kreative do të shkojnë mirë për ju sot, pra nëse doni ta filloni ndonjë projekt të ri, sot është ditë e mirë për ta bërë.
Demi: Ka gjasa se dikush nga të afërmit do të sillet më ndryshe këto ditë, por kjo do të kalojë lehtë për sa kohë se komunikoni haptas.
Binjakët: Sot mos ia vërni veshin fjalëve të tjerëve, dhe mos i lejoni këto të ndikojnë në ditën e sotme.
Gaforrja: Ka gjasa se do të fitoni para këtë javë, por mos i shpenzoni pa menduar! Ndonjëherë, kursimi është alternativë më e mirë.
Luani: Mësohuni mos të lëshoni pe, sidomos aty ku kompromitohet puna juaj. Mos i leni gjërat e panevojshme ta pengojnë qëllimin tuaj.
Virgjëresha: Disponimi me të cilin silleni sot do ta ndikojë disponimin gjatë tërë javës. Pra, mundohuni të niseni me mendim pozitiv.
Peshorja: Rrini mendjehapur, sepse ka gjasa se do të përjetoni diçka gjatë kësaj jave që do t’ju befasojë.
Akrepi: Keni gjasa shumë të mira për sukses: por mos i lejoni gabimet e vogla dhe padurimin të ndikojnë keq.
Shigjetari: Kujdesuni të mos kaloni nëpër ekstreme: praktikoni mesataren dhe moderimin në gjërat që bëni këtë javë.
Bricjapi: Jini gati të ballafaqoheni me shumë lloje ndodhish: do t’i kaloni lehtë për sa kohë iu jipni vëmendje rrethanave tuaja.
Ujori: Mos bini në provokime të njerëzve që mund të sillen me arrogancë- ka gjasa që thjesht po kërkojnë reagim nga ju.
Peshqit: Nuk keni nevojë të ndryshoni diçka që ka funksionuar mirë në të kaluarën për ju: disa rutina janë për të mirën tuaj.