Frutaria
MusicTrending News

Ava Max nominohet për çmim VMA!

Çmimet VMAs (Video Music Awards) 2020 priten të rikthehen në Nju York muajin e ardhshëm. Pra, kategoritë e të nominuarve tashmë janë zbuluar dhe poashtu votimet online për fansat janë hapur.

Njëra nga këto nominime ka ardhur për këngëtaren shqiptare Ava Max (emri i vërtetë Amanda Ava Koci). Kategoria në të cilën u nominua është ‘PUSH Best New Artist’ (artisti i ri më i mirë). Ava shprehu gëzimin në lidhje me këtë nominim përmes në posti në Instagram, duke thënë “Kjo është çmenduri! Shumë falemnderit MTV!”.

Përveç saj, të nominuar për këtë çmim janë edhe artistët: AJ Mitchell, Arizona Zervas, Ava Max, BENEE, BROCKHAMPTON, Conan Gray, Doja Cat, FINNEAS, Jack Harlow, Kiana Ledé, Lewis Capaldi, Lil Tecca, Pop Smoke, Roddy Ricch, Summer Walker, Tate McRae, dhe YUNGBLUD.

Për të votuar për këngëtaren, fansat mund ta përdorin webfaqen e VMAs: http://vma.mtv.com/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button