Frutaria
Breaking NewsMarketing ContentTrending News

Një historik i shkurtër i BP Home Investment

Ajo që e ka bërë këtë kompani të dallueshme në tregun e Kosovës është kërkesa gjithnjë në rritje nga tregjet në Evropë dhe Sh.B.A.

E themeluar si një biznes familjar më 1999, BP Home gjithmonë ka qenë pioniere e trendeve të reja duke adoptuar teknologji, produkte dhe procese inovative. E përkushtuar në profesionalizëm, ajo ka vazhduar të ndryshojë dhe përparojë edhe më shumë në mënyrë që të konsolidojë burimet dhe të sjellë risi të mëtejshme në treg.

Gradualisht, me kohë, kompania ka arritur një progres të konsiderueshëm në arritjen e zgjerimit të pjesës së saj të tregut jo vetëm në Evropë, por edhe në ShBA. Hapja rrishtazi e kompleksit Instabuilt si njëra nga fabrikat më të mëdha në Evropë kushtuar ndërtimit modular është një element i vizionit të kësaj kompanie për t’u bërë lider në biznesin e ndërtimit në të gjithë botën. Ndërsa vazhdon të ndryshoj dhe të përmirësohet më tej, kompania nuk i shmanget dot qëllimit të saj sublim: t’i shërbej botës. InstaBuilt është një nga fabrikat më të shpejta të ndërtuara ndonjëherë – nga themeli deri në një strukturë plotësisht funksionale vetëm brenda një viti – tani ajo ka kapacitetin për të prodhuar dhe eksportuar nga 1,200 deri në 4,000 njësi në vit. Në fakt, Instabuilt prodhon shtëpi shumë më të shpejta, më të lira dhe më të qëndrueshme të ndërtuara nga druri duke patur gjithmonë në mendje rëndësinë e uljes së emetimeve të CO2 në atmosferë.

Ajo që e ka bërë këtë kompani të dallueshme në tregun e Kosovës është kërkesa gjithnjë në rritje nga tregjet në Evropë dhe Sh.B.A. për të porositur prodhimin e shtëpive si një produkt me kosto efektive dhe i realizueshëm me lehtësi për t’ju përshtatur kërkesave të klientëve. Vlen të përmendet fakti që krahas projekteve të shumta që janë zhvilluar në Kosovë si lagjet Qershia, BP Home Investment është në fazën e fundit të pregatitjeve për ta lansuar projektin e qendrës tregtare me konceptin e ri Ha & luj ku kombinohet koha e lirë familjare me kohën e drekës apo darkës, një mënyrë kjo e re që i përshtaten ndryshimit që është duke ndodhur në aspektin e stilit të jetës në përputhje me trendet aktuale të dinamikës së jetesës.

Më tej, ndërsa biznesi suksesshëm vazhdon me projekte të pasurive të patundshme, kompania ka vendosur gjithashtu të diversifikohet në teknologjinë e internetit ku mëtohen të krijohen lagje dixhitale – një koncept ky inovativ që do të revolucionalizoj mënyrën e jetës në bashkësi. Më tutje, kompania mëton të krijoj një sinergji të projekteve të ndryshme, duke themeluar kështu Fingermarket.com në Shtetet e Bashkuara si një platformë e re inovative e shërbimit të pasurive të patundshme. Kompania shumë shpejt pritet të prezantoj demo-parkun në të cilin do të paraqiten 4 tipe të shtëpive Made in Kosova në qytetin Austin, në Teksas, ShBA.

Si përfundim, vizioni i kompanisë për të ardhmen është të bëjë më të lehtë për të jetuar, zotëruar dhe investuar në pasuri të paluajtshme. Lagjet e ardhshme do të jenë shtëpi të qëndrueshme që përdorin energjinë diellore, të erës, atë termike dhe hidroenergjitike. Shtëpitë dixhitale do të prodhojnë dhe shpërndajnë energji, ndërsa njerëzit mund të zhvendosen shumë lehtë dhe fabrika modulare InstaBuilt së bashku me platformën dixhitale Fingermarket.com do të ndërtojnë, shesin dhe marrin me qira prona të paluajtshme në të gjithë botën për t’i mundësuar njerëzve përdorimin, ndarjen dhe investimin në pasuri të paluajtshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button