Frutaria
FoodsTrending News

Cili është racioni më i rëndësishëm i ditës

Biokimistja angleze dhe mjekja Libby Weaver flet për besimet e ndryshme të njerëzve në lidhur me shprehitë e ushqimit, dhe shpjegon cilat janë të vërteta, dhe cilat vetëm mite. Shihini në vijim:

  1. Ata që mendojnë: “ngrënia e mëngjesit thjeshtë nuk është për mua”

Weaver thotë se ata që mendojnë kështu nuk janë të vetëm, sepse plot njerëz e kanë shprehi mos ta hanë mëngjesin. Por, besimi se mëngjesi thjesht ‘nuk është për disa njerëz’ është gabim. Mos-ngrënia e mëngjesit mund t’iu shkaktojë uri të tepërt në mesditë, gjë që mund të shkaktojë konsumimin e ushqimeve të pashëndetshme si grisina. 

Provoni të hani diçka të shëndetshme në mëngjes si pemë ose drithëra, gjëra që iu mbajnë nivelet e energjisë të larta dhe përmirësojnë funksionin kognitiv. 

Nëse nuk mundeni fare të hani në mëngjes, mundohune ta gjeni pse: ka mundësi që hani shumë vonë në mbrëmje.

  1. Ata që mendojnë: “Ushqimi me sheqer do të ma ngritë energjinë”

Shpeshherë e kemi shprehi të hamë çokollatë ose ndonjë kek për t’a ngitur energjinë. Por, mjekja Weaver thotë se ngrënia e këtyre gjërave, edhe pse na jep energji të përkohshme, do të shkaktojë ulje të madhe të energjisë- kështu tërë dita do t’iu shkojë me nivele ‘shumë të larta ose shumë të ulëta’ të energjisë.

‘Filloni me ushqime me dhjame të shëndetshme që iu japin energji që zgjat dhe iu ndihmon të mos keni dëshirë të hani grisina të pashëndetshme’. Shembull I ushqimeve të shëndetshme për energji janë arrat ose farat (por sigurohuni që këto nuk kanë shumë kripë dhe nuk janë me yndyrë).

  1. Ata që mendojnë: “Lodhja është kryesisht nga mungesa e hekurit në ushqim” 

Është e vërtetë që mungesa e hekurit e shkakton lodhjen. Por, ka edhe arsye tjera të mëdha ushqimore që shkaktojnë mungesën e energjisë. “Për shembull, mungesa e vitaminës B shkakton dobësimin e pjesëve të trupit që e konvertojnë ushqimin në energji. Kjo na bën të ndihemi të lodhur” thotë Weaver. Gjithashtu, sigurohuni që keni mjaft jod në dietën tuaj për t’a shmangur tiroiden nën-aktive.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button