Frutaria
FoodsMarketing Content

Çmimi Nobel për fizikë shkon për “misteret e errëta të Universit”

Çmimi Nobel për fizikën këtë vit është ndarë mes Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez. Këtë lajm e ka bërë të ditur Akademia suedeze e Shkencave. Një pjesë e çmimit i ka shkuar Roger Penrose për zbulimin që formimi i vrimave të zeza ka qenë një parashikim i teorisë së përgjithshme të relativitetit, ndërsa pjesa tjetër i ka shkuar Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez për zbulimin e një objekti kompakt super të dendur në qendër të galaksisë tonë.

Komiteti i Nobelit ja ka atribuuar këtë çmim zbulimit “të mistereve më të errëta të universit”.

Vetë Einstein nuk besonte se vrimat e zeza ekzistonin me të vërtetë, vrima të cilat thithin gjithçka që hyn brenda tyre. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë atyre, as drita, thekson Akademia suedeze e Shkencave.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë shpallur fitues të këtij viti, gjatë një konference për media të mbajtur në Stokholm.

Kimisti dhe industrialisti suedez, Alfred Nobel, e krijoi këtë çmim më 1895 – një vit para se të vdiste. David Haviland, udhëheqës i Komitetit për Fizikë sa i përket Nobelit, ka thënë se çmimi i këtij viti “feston një prej objekteve më ekzotike në Univers”.

Fizikanti Roger Penrose ka treguar se vrimat e zeza janë pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të shkencëtarit Albert Einstein.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button