Frutaria
MusicTrending News

Dua Lipa nderoi ikonat e muzikës pop, Geri Halliwell dhe Amy Winehouse me paraqitjen në “Brits 2021”.

Dua Lipa nderoi dy ikonat e muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, Geri Halliwell dhe Amy Winehouse, me paraqitjen në “Brits 2021”.

Artistja, e cila fitoi çmimet “Artistja më e mirë femër” dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin “Future Nostalgia”, mori vëmendje të madhe me veshjet që ka risjell.

Këngëtarja shqiptare po ashtu interpretoi disa nga hitet e saj, teksa u shfaq atraktive në një xhaketë të printuar me ngjyrat e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, duke rikthyer një nga veshjet e famshme të yllit të “Spice Girl”, e cila ishte bërë një sensacion ndërkombëtar në 1997.

Halliwell nuk ishte e vetmja ikonë britanike, të cilën Lipa e nderoi, me përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët theksuan se veshja e Duas në tapetin e kuq ngjasonte me atë të Amy Winehouse.

Ajo e kompletoi pamjen me take ngjyrë vjollcë dhe çorape të zeza të gjata, me një model flokësh që u bë sinonim i Winehouse – duke e bërë më të besueshëm për adhuruesit.

Në fjalimin pas pranimit të çmimit të parë, 25 vjeçarja kërkoi ngritje të pagave për punëtorët shëndetësorë të vijës së parë të frontit dhe në fjalimin e çmimit të dytë, kërkoi një çmim trimërie pas vdekjes për 20 vjeçarit, Folajimi Olubunmi-Adewole.

Little Mix, Arlo Parks dhe Billie Eilish ishin midis artistëve që morën çmime në mbrëmjen e madhe muzikore që u mbajt në Londër, të martën në mbrëmje.

Dua Lipa dhe DJ Regard sivjet ishin të vetmit shqiptarë pjesëmarrës në “Brits”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button