Lifestyle/ FashionTrending News
Trending

Vetëm për sytë tuaj – Laura Imami

Frutaria

 

Nuk ka asgjë më të fuqishme se një palë syze dielli të mira. Thjesht rrit besimin që kemi nevojë për t’u përballur gjatë ditës, edhe nëse këto ditë janë vetëm brenda kufijve të shtëpisë tonë.

Për më shumë se 20 vjet në Schuller, Laura Imami vendosi se ishte koha për të vazhduar vet. Me syrin e saj të veçant për detaje dhe prirjen e saj natyrore drejt formave klasike, në vitin 2015 Laura vendosi që ajo ishte e gatshme të fillonte rrugëtimin e saj në dizajnin e koleksionit të saj të kornizave. Modelet e saj të kornizave janë paraqitur në Vogue, Marie Claire, Harper’s Bazaar, Elle, Telegraph etj. Koleksioni Laura Imami është shpërndarë sot në optika të ndryshëm, në Londër, New York, Kopenhagë, Cyrih, Berlin, Paris, Beverly Hills, dhe Johannesburg etj.

Kornizat e Laura Imami janë të punuara me dorë në një fshat të vogël në Italinë Veriore. Puna është bërë nga mjeshtrit me traditë shekullore të punimit të kornizave. Procesi i prodhimit mbikëqyret nga Laura derisa modelet e saj të marrin formën e tyre të përsosur. Siç thotë me moton e saj: “Unë dua vetëm më të mirën – asgjë tjetër nuk do të bëjë”.

Koleksioni i saj i syzeve të diellit ofron forma klasike gjeometrike dhe të guximshme në kombinime të bukura ngjyrash, të shoqëruara me një sofistikim të lezetshëm. Kornizat e saj përqojnë energji të fortë, zgjuarësi dhe sensualitet me një stil të viteve 40 dhe 50.

Sources: lauraimami.com/wonderlandmagazine/

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button