Frutaria
Did you know?

Kosova e gjelbër

A doni të dini më shumë rreth ndërmarrjeve kosovare që po ndjekin trendin global drejt energjisë së gjelbër?

Bota po bëhet e gjelbër, nga riciklimi dhe prodhimi i energjisë deri tek sendet organike. Të gjithë, duket – përfshirë shkencëtarët, bizneset, konsumatorët dhe politikanët – janë të interesuar të lehtësojnë barrën që vendos njerëzimi mbi mjedisin.

Duke marrë parasysh që sektori “green” ende po zhvillohet në Kosovë, mbrojtja e mjedisit është një nga sektorët më të rëndësishëm. Edhe pse Kosova nuk është nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit (UNFCCC), megjithatë është e domosdoshme që të ndërmarrë veprime që kufizojnë emetimet dhe adresojnë si duhet mbrojtjen e mjedisit, në mënyrë që të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve të saj.

Një vështrim në disa nga bizneset e gjelbërta në Kosovë që luftojnë për mbrojtjen e mjedisit.

Tiki Mosaic është kompani e cila vepron në Kosovë që nga viti 2015, ndërsa aktivitetin e saj e ka filluar që nga viti 2016. “Tiki Mosaic” merret me riciklimin e qelqit dhe prodhimin e pllakave mozaik nga materiali i ricikluar, dhe po ashtu bënë prodhimin e pllakave nga qelqi i pastër që njihet si produkt Kristal. Si e tillë, mund të themi që është kompania e vetme në vend dhe rajon me këtë lloj veprimtarie.

Al-Tec është kompania e parë vendore e cila e cila prodhon ushqim për qenë, mace nga mbetjet shtazore. Në Kosovë çdo ditë krijohen rreth 90 ton mbetje me origjinë shtazore çka përbën një rrezik potencial të përhapjes së sëmundjeve të ndryshme sidomos në periudhën e verës. Kompania punon në bazë të standardeve HACCP dhe merret me prodhimin e ushqimit si dhe përpunimin e nën produkteve të kategorise së tretë për qen dhe mace.

 

DYVO është studio dizajni për hulumtimin dhe gjetjen e mënyrave të reja në perspektivën e gjenerimit të proceseve qarkore, veçanërisht që kanë të bëjnë me ripërtirjen e mbeturinave të materialeve plastike. Cikli i krijimit të produkteve bazohet në principet e – Ripërdorimit Kreativ – që përfaqësojnë individualitetin dhe stilin së bashku me dëshirën për ambient të shëndoshë. Aksesorët që prodhohen janë bashkëdyzim hibrid midis të thjeshtës dhe ndjeshmërisë.

TE Pema është një produkt vetëdijësues teknologjik që ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Produkti përbëhet nga paneli mbajtës, bimët, dhe sistemim automatik të ujitjes (pikë-pikë) i cili mundëson që bimët të jenë të freskëta gjatë gjithë kohës dhe pastrojnë ajrin me kapacitet maksimal. Çka e bënë produktin TE PEMA më të veçantë është se e pastron ajrin njësoj sikur 70 pemë të zakonshme.

JAHA Solar është prodhuesi i parë i paneleve solare fotovoltaike në Kosovë. Kompania ka ndërtuar një fabrikë krejtësisht të re 3000 metra katrorë në vitin 2016 në Fushë Kosovë. Jaha Solar është e certifikuar me ISO 9001:2008 si dhe TUV Certifikatë për prodhim të paneleve fotovoltaike si dhe shitjen dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike. Produktet e Jaha Solar janë përdorë edhe në projektin fotovoltaike më të madh deri sot në Mal të Zi.

Eco Kos është kompani e parë e licencuar për mbledhje, grumbullim, magazinim dhe trajtim fizik të vajrave dhe yndyrave ushqimore, me numër të kodit evropian të mbeturinave 20 01 25.

Vaji i përdorur i ushqimor – UCO (used cooking oil) prodhohet çdo ditë në sasi të mëdha nga industritë ushqimore dhe familjet. Për shkak të deponimit joadekuat ky lloj i mbeturinës konsiderohet si ndotësi më i zakonshëm i ujit dhe tokës, duke përbërë ¼ e të gjitha kategorive të ndotjes. Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një sistem inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore.

Green Steam – Cleaning Company ofron shërbime të pastrimit të përgjithshme të pastrimit si dhe bën shitjen e makinerive për pastrim. Me synimin për të ofruar shërbime me standardet më të larta në treg, Green Steam në bashkëpunim me kompani liderë të pastrimit në tregun Evropian, sjellë për herë të parë në Kosovë sistemin revolucionar të pastrimit me avull. Green Steam është e organizuar në katër njësi të veçanta: Njësia për pastrimin e objekteve (zyrave, ndërtesave administrative, objekteve arsimore, etj), Njësia për pastrimin e industrive prodhuese (hapësirave punuese, punëtorive, fabrikave, etj), Njësia për pastrimin e industrive shërbyese (hotelet, kuzhinat e restoranteve, kafiterite, etj), Njësia për pastrimin e veturave.

Green Power House, kompania, e cila ofron shërbime të karikimit elektrik të makinave, gjithashtu shet pajisje për karikim dhe e monton atë në mënyrë private.

Burime: greenkosova.com

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button