Frutaria
Breaking NewsLifestyle/ FashionTrending News

Grimi i syve që dominoi në sfilatën e Chanel

Shtëpia e modës ikonike Chanel është e njohur për stilin elegant dhe unik: kështu, shumë nga trendet e bukurisë vijnë direkt nga kreacionet kreative. Drejtorja kreative Virginie Viard prezentoi koleksionin e ri, të inspiruar nga “gruaja kinematike”- Cinematic Woman.

Një nga këto trende ishte grimi i syve. Chanel i dha një ndryshim modern grimit ‘smokey eye’, duke e përdorur vetëm një hije sysh në ngjyrë të zezë, dhe duke e aplikuar këtë në kapakun e syrit në formë horizontale. Dizajnerja e grimit për Chanel Lucia Pica tha se ky stil ishte i inspiruar nga aktoret e viteve të ‘90ta si Winona Ryder. “Kombinojeni me një ngjyrë neutrale të buzëkuqit për ta kompletuar dukjen.”

A do ta provoni ju këtë stil grimi?

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button