Frutaria
Breaking NewsBusinessMarketing ContentTechTrending News

Hoteli i parë hapësinor në botë, pritet të hapet në vitin 2027!

Hotelet hapësinore nuk janë më vetëm pjesë e filmave dhe librave të trillimeve shkencore. Hoteli i parë hapësinor në botë po planifikohet të ndërtohet dhe pritet që të hapet në vitin 2027! Stacioni Voyager i Asamblesë Orbitale është i pari që ka njoftuar për këtë datë të hapjes. Sipas Asamblesë Orbitale, hoteli do të ketë formë të rrotës Ferris me një interier fiktiv i cili ngjanë shumë me hotelet hapësinore të cilët jemi mësuar t’i shohim në filma. Me ndërtimet e hotelit parashihet të fillohet në vitin 2026, duke pasur kështu kohë një vit të plotë të përfundoj ndërtimi dhe të mirëpriten mysafirët në fillim të vitit 2027.

Stacioni Voyager do të punojë në drejtim për të stimuluar gravitetin duke përdorur forcën centrifugale. Në këtë hotel do t’u lejohen mysafirëve aktivitete të ndryshme graviteti të ulët, si përshembull, në palestër për një lojë basketbolli. Imaxhinoni ta arrini koshin dhe me lehtësi të shtoni pikë për skuadrën tuaj. Kjo do t’ishte një nga eksperiencat më të quditshme dhe emocionuese ndonjëherë.

Hoteli do të jetë i ndërtuar në atë mënyrë që të përmbushë cdo kërkesë të mysafirëve, njësoj sic do vendpushim i rregullt i nivelit të lartë. Aty do t’ketë restorante, bare, palester, dhoma luksoze etj. Pamjet e tokës përmes dritareve të këtij hoteli priten të jenë magjepsëse dhe të pa besueshme.

Nëse jeni të interesuar të qëndroni në këtë hotel jashtë kësaj bote, kliko në linkun në vazhim për rezervime. https://voyagerstation.com/

https://www.popsugar.com/smart-living/space-hotel-2027-details-48353612
https://voyagerstation.com/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button