Frutaria
Did you know?Videos from Kosovo

Magjia historike e Butrintit

Butrinti konsiderohet si një nga destinacionet që vizitohet nga adhurues të historisë së lashtë, ky park ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.

Historia e Butrintit është e lidhur ngushtë me mitologjinë greke, trashëgimia e tij historike është shkruar nga Dionisi i Halikarnasit, historian dhe shkrimtar i famshëm me origjinë greke në Romë. Ai na tregon për Enean, luftëtarin trojan, për babain e Romulit dhe Remit, për Andromakën, për Hektorin dhe për Trojën. Ky është një prej teksteve të para të shkruar të historisë ku përmendet Butrinti, që ndoshta mund të jetë themeluar nga luftëtarët e dëbuar trojanë.

Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Një trashëgimi e njerëzimit, ky është Butrinti. Madhështia e këtij vendi kishte mbetur e fshehur deri në vitin 1927.

Burimet: KultPlus

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button