Frutaria
Life Style

Më pak vetura nëpër botë!

Qytetet kudo nëpër botë kanë shënuar ulje të numrit të automobilave që qarkullojnë nëpër rrugë, ndërsa shumë prej tyre po planifikojnë ta mbajnë kështu trendin edhe pas masave të izolimit nga koronavirusi. Ndikimi i pandemisë në ambient ka qenë i jashtëzakonshëm. Emetimet e karbonit nga djegia e karburanteve janë duke pësuar rënie prej 5.5 deri 5.7 për qind në krahasim me një vit më herët. Nga mesi i janarit deri në mesin e shkurtit, emetimi i karbonit në Kinë ka rënë për 25 për qind. Në Delhi, ku shpesh është ajri më i ndotur në botë, ndotja e shkaktuar nga trafiku ka shënuar rënie për 75 për qind. Rënia e oksideve toksike në Paris u raportua të jetë rreth 70 për qind, ndërsa në Milano për 40 për qind.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button