Frutaria
Breaking NewsDid you know?LajmeTrending News

Mënyra si përvoja e Covid po formëson qëndrueshmërinë

Vaksinat, vlera dhe partneriteti.

Mënyra si përvoja e Covid po formëson qëndrueshmërinë

Viti i kaluar ishte një vit krejt ndryshe dhe sfidues për të gjithë ne. Më 13 Mars, 2020, një virus që fillimisht dukej i largët dhe i paqartë, arriti ta gjente rrugën e tij për në Kosovë. Sot më shumë se një vit,pas rastit të parë të konfirmuar me COVID-19 në Kosovë, ne ende po luftojmë me raste aktive të virusit, luftojmë për sigurimin e vaksinave dhe gjithashtu luftojmë për një të ardhme më të mirë.

Gjatë vitit pandemik, ne kemi raportuar mbi përvojat e njerëzve më të rrezikuar ndër ne: si të moshuarit, pacientët, punonjësit shëndetësorë, të cilët ishin në vijën e frontit gjatë valëve më vdekjeprurëse të virusit, si dhe kemi raportuar gjithashtu. për grupet e margjinalizuara .

Midis shpresës, rraskapitjes dhe luftës së pandërprerë kundër virusit, secili prej nesh ka përjetuar ndoshta ndryshimin më të madh në jetën e tij, si në shtëpi apo në punë, duke I shtuar situatës dhe sfidat e shumta që zakonisht shoqërojnë jetën tonë të përditshme

Ne diskutuam me Sean O’Neill, Drejtor i Grupit të Punëve të Ndërmarrjeve dhe Drejtor i Qëndrueshmërisë,në Coca-Cola HBC, mbi mënyren se si Kovidi dhe realiteti i ri në të cilin ne jetojmë sot, ndryshoi një organizatë globale dhe riformësoi vizionin e saj të qëndrueshmërisë,

Coca-Cola HBC është një BIZNES në rritje I fokusuar mbi MALLRAT E PAKETUARA TË KONSUMIT DHE PARTNER STRATEGJIK I KOMPANISË COCA-COLA.

Kompania është dhe krijon vlerë për të gjitha palët e interesit, duke mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të shoqërive në të cilat ajo vepron dhe po ashtu,kompania beson se ndërtimi i një impakti pozitiv në mjedis, është thelbësor në rritjen tonë në të ardhmen. Së bashku, me klientët e saj, kompania u shërben më shumë se 600 milion konsumatorëve në një zonë të gjerë gjeografike prej 28 vendeve dhe 3 kontinenteve.

Coca-Cola HBC Kosova, është pjesë e grupit Coca-Cola HBC dhe një kompani që ka shpërndarë produkte jo vetëm të një cilësie më të lartë,por edhe produktet më të dashura të Coca-Cola-s në tregun e Kosovës ,që nga viti 2003. Portofoli i kësaj kompanie, është një nga më të fuqishmit, më të shumllojshmit dhe më fleksibël në industrinë e pijeve, duke ofruar marka partnere, lider në treg, për konsumatorin në pijet me gaz, lëng, ujë, sport, pije energjike, çaj të gatshëm, kafe, pije me gaz për të rritur dhe kategorinë premium të pijeve.

Nga Sean O’Neill, Drejtor i Grupit të Punëve të Korporatave dhe Qëndrueshmërisë, Coca-Cola HBC

COVID është një thirrje zgjimi për të gjithë botën. Vetëm gjatë një viti të shkurtër ky virus ka ekspozuar brishtësinë dhe paparashikueshmërinë e ekzistencës sonë, ka demonstruar vlerën e partneriteteve në zgjidhjen e një kërcënimi ekzistencial dhe ka bërë të qartë se ne nuk mund të kthehemi më ashtu siç ishim.Dhe është pikërisht kjo përvojë konfrontuese që unë besoj se po I jep formë një dëshirë tjetër, akoma më urgjente, për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje inovative për disa nga sfidat më të vështira të stabilitetit me të cilat ne po përballemi.

Dymbëdhjetë muaj më parë,në kohën kur makinat lanë rrugët, avionët lanë qiellin dhe konsumi u ngadalësua, tabloja na dha një paraqitje të shpejtë të një bote shumë të de-karbonizuar , por gjithashtu zbuloi edhe ndryshimin e madh që ne,do të na duhej të bënim.

Përveç të gjitha atraksioneve të saj, situata që ne pamë, nuk ishte aspak e qëndrueshme. Pagesa personale, financiare dhe biznesore ishte në shifra marramendëse. Pra,në këtë situatë – sfida kryesore është- gjetja e mënyrave të reja për të dhënë rezultate të ngjashme si më parë,por pa shkatërruar jetën dhe mjedisin jetësor – dhe për të reaguar shpejt . Kjo është mënyra që biznese si i imi po përpiqen të gjejnë rrugë të reja për tu adresuar. Në 10 vitet e fundit, ne kemi pakësuar më shumë se gjysmën e emetimeve tona dhe përsëri do të ecim para me të njëjtin ritëm në dekadën e ardhshme – diçka që do të ketë një ndikim të konsiderueshëm në vlerën që ne krijojmë dhe mënyrën se si ne vlerësohemi.

Rimendimi i vlerës dhe axhenda e qëndrueshme e biznesit

Ekonomistët, politikanët, drejtuesit financiarë dhe të biznesit po rimendojnë në mënyrë thelbësore lidhjen midis qëndrueshmërisë, biznesit dhe vlerës.

Në kaosin e pandemisë, disa prisnin që ky ‘rimendim’ të ngecte ose ngadalësohej. Por kriza ka mprehur përqendrimin në të gjitha aspektet e qëndrueshmërisë – duke nisur që nga mbrojtja e klimës deri tek kohezioni me komunitetin – dhe bizneset më larg-pamëse po e ndërtojnë këtë strategji, në planet e tyre të rimëkëmbjes.

Provat e zhvendosjes së vazhdueshme dhe të përshpejtuar të tregut prapa strategjive të qëndrueshme të biznesit janë të qarta. Fondet ESG kapën 51.1 miliardë dollarë neto, të investimeve të reja nga investitorët në vitin 2020, dhe sipas sipas Morningstar , ky ish një rekord dhe më shumë se dyfishi i vitit të kaluar. Tregjet tani, kanë filluar në mënyrë të qartë të vlerësojnë qëndrueshmërinë si një vlerë determinuese dhe përcaktuese, krahas indikatorëve më tradicional financiarë,pasurive dhe indikatorëve të tregut.

Për ne,në Coca-Cola HBC, krijimi i vlerës duhet të nënkuptojë mbështetjen e zhvillimit socio-ekonomik të shoqërive në të ne cilat veprojmë, si dhe ndërtimin e një ndikimi më pozitiv në mjedis. Nuk ka opsione të një zgjedhje “apo / ose”. Në sondazhin tonë të fundit të kryer mbi materialet e përdorura ,në dhjetor 2020, krijimi I një stategjie me ndikim në ekonomi apo impakti në ekonomi, ishte tema me treguesin më të lartë, duke u renditur e treta, pas klimës dhe paketimit.

Fokusi i komunitetit

Kjo qasje gjithpërfshirëse për vlerësimin e kreativitetit do të jetë edhe më kritike pasi shoqëritë të rikuperohen nga CoVid. Një rikuperim i fortë për ne është ,po aq jetësor, sa edhe për komunitetet në përgjithësi. Rrallë ndonjëherë ekosistemi i biznesit, OJQ-ve, politikës dhe komunitetit ,është parë në një fokus kaq të mprehtë si në 12 muajt e fundit. Ka qenë një privilegj për ne që tu ofronim mbështetje të drejtpërdrejtë komuniteteve që ne si kompani ,po ju shërbejmë gjatë gjithë pandemisë.

Duke folur për Kosovën, Coca-Cola HBC Kosova ka mbështetur komunitetin lokal që nga fillimi i pandemisë në mënyra të ndryshme të rëndësishme. Si mbështetje e menjëhershme, ne kemi dhuruar më shumë se 100.000 litra pije dhe ujë për organizata të ndryshme në Kosovë, ndër të cilat janë: Klinika Universitare, Kryqi i Kuq, Komuna e Prishtinës, Bereqeti Lipjan, Jetimat e Ballkanit nga Prizreni. Ne dhuruam kryesisht pije, por edhe para për Kryqin e Kuq.Këtij të fundit,ne i dhuruam 50.000 dollarë përmes Fondacionit të Kompanisë Coca-Cola (Coca-Cola Company Foundation) dhe një shtesë prej 2500 EUR nga ana jonë si një aktivitet I vecantë për nder të Ditës së Familjes, Gjatë këtij aktiviteti,për cdo foto të shpërndarë nga kolegët tanë gjatë aktivitetit të familjes, ne u zotuam të dhuronim një shumë për Kryqin e Kuq ,në mënyrë që kjo organizatë të sigurojë ndihmë për familjet në nevojë.

Ndërsa unë po shkruaj këtu, Coca-Cola HBC Kosova është gjithashtu në fazën përfundimtare të përgatitjes së projektit #YouthEmpowered për Kosovën që do të implementohet gjate këtij viti. Megjithëse besoj se ju jeni në dijeni të këtij projekti, unë do të doja të theksoja vlerën e këtij aktiviteti pasi ai është i përqendruar kryesisht tek brezi i ri, NEET në Kosovë. Qëllimi ynë është të fuqizojmë të rinjtë që të zhvillohen në mënyrë profesionale dhe të gjejnë mundësi të përshtatshme pune për veten e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme sepse tani jemi në një realitet të ri me mundësi të reja dhe të ndryshme punësimi.

Orentimi drejt mbështetjes, thellimit të angazhimit dhe partneritetit të komunitetit me ne si kompani, do të forcojë rimëkëmbjen. Kjo është arsyeja pse, në mënyrë të ndërgjegjshme, udhëzuesi ynë I qëndrueshmërisë dhe stabilitetit, përmban angazhime specifike, të bazuara në komunitet, duke filluar nga sigurimi i barazisë gjinore në rolet e menaxhimit: në trajnimin e një milion të rinjve dhe deri te sigurimi që 10% e vendeve në kurset tona të trajnimit të menaxherëve të vijës së parë të cilat do të shkojnë tek grupet e komunitetit lokal. Ky lloj partneriteti në komunitet është ai që do të mbështesë rimëkëmbjen dhe do të krijojë ndikim ekonomik të vlefshëm, për një kohë të gjatë.

Ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet

Bazuar në shkallën e gjerë të sfidave aktuale shoqërore, ekologjike dhe mjedisore me të cilat përballet bota sot, është e pamundur që ne ose ndonjë palë e veçantë e interesit, të mund ti ketë të gjitha përgjigjet. Pra, partneriteti është e vetmja mënyrë që ne si shoqëri të gjejmë zgjidhje.

Për mua, nuk është për t’u habitur që dy vaksinat e para evropiane të miratuara dhe mjaft efektive në luftën kundra virusit, ishin rezultat i bashkëpunimit. Dhe nëse jo të gjitha partneritetet do të jenë të suksesshme, disa prej tyre patjetër që do të kenë sukses. Kjo është arsyeja që nuk ekziston asnjë veprim më i rëndësishëm që cdo njeri prej nesh mund të ndërmarrë në biznes,sesa kërkesa për partneritet dhe ide, dhe gjithashtu të qënurit të gatshëm për të investuar kohën, energjinë dhe paratë tona në gjetjen e zgjidhjeve.

Raportimi, Vlerësimi dhe Reputacioni

Raportimi në mënyrë transparente për zgjidhjet e ofruara, siç po shohim me vaksinat, është çelësi për ndërtimin e besimit dhe kredibilitetit. Raportimi I duhur e drejton performancën duke identifikuar jo vetëm boshllëqet, por dhe idetë dhe praktikat më të mira që do t’i plotësojnë ato. Me kalimin e kohës, do të jetë pikërisht ndikimi dhe performanca, më shumë sesa fjalët, ato që do të përcaktojnë mënyrën se si na gjykojnë dhe se si na shohin të tjerët – dhe jo se si ne gjykojmë vetveten. Në 6 vite nga 7 të fundit, Coca-Cola HBC është vlerësuar si kompania më e qëndrueshme e pijeve në Evropë dhe për 10 vjet me radhë, ne jemi renditur në 3 më të mirët në rang global. Përveç kësaj ne kemi rezultatin ose vlerësimin më të lartë në shumë prej indekseve dhe anketave më të rëndësishme: CDP, MCSI, FTSE4Good.

Dhe ndërsa e them këtë me krenari, gjithashtu fjalët e mia janë të mbushura dhe me përulësi të madhe sepse unë e di shkallën e sfidës me të cilën ne përballemi dhe distancën që kemi ende për të kaluar. Në fund të fundit, ne do të gjykohemi nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Raporti I vetëm që ne duhet tia shkruajmë vetvetes, është Raporti Vjetor i Integruar. Nëse do ta keni shansin, lexojeni atë. Për sa i përket qëndrueshmërisë dhe stabilitetit, ajo gjithmonë do të pasqyrojë punën tonë në progres, por njëkohësisht do të tregojë atë që po mësojmë nga CoVid dhe mënyrën se si ne,po e përballojmë situatën tonë .

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button