Frutaria
Did you know?

Një studim sugjeron që lulet dhe bimët e freskëta zvogëlojnë nivelet e stresit

Sekreti i pakësimit të dhimbjeve dhe uljes së stresit thjesht mund të jetë mbajtja e bimëve të freskëta në mjedisin tuaj. Një studim i fundit tregoi se të kesh lule në zyrën ose shtëpinë tuaj mund të ketë disa efekte seriozisht pozitive në shëndetin tuaj.

Shoqata Amerikane për Shkencën e Hortikulturës kreu një hulumtim duke vlerësuar nëse bimët kanë ndikime terapeutike tek pacientët kirurgjikë dhe rezultatet ishin shokuese. Sipas studimit, ata të ekspozuar ndaj luleve kishin tension më të ulët dhe rrahje të zemrës më të ulta, dhimbje më të pakta, më pak ankth dhe lodhje dhe ndjenja më pozitive.

Lulet jo vetëm që kanë fuqinë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore, por ato gjithashtu kanë shumë përfitime të tjera siç: na ndihmojnë me tolerancën për dhimbje, një gjum më të mirë, forcimin e kujtesës dhe kreativitetit tonë dhe madje edhe përmirësimin e vëmendjes sonë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button