Frutaria
Uncategorized

Poezi për karantinën

Koha në karantinë po motivon shumë persona që gjatë kohës së izolimit të shfaqin edhe talentin e tyre. Një nga këta persona është edhe Minivere Bajrami, e cila në mënyrë komike ka përshkruar kohën e saj në karantinë e që shumë nga ne mund t’a gjejmë veten në këto vargje

Në sabah une si jam qu
Nisi çanta mu anku
Qe dy javë n’krah sum ke vnu

Çantës qefin ja marova
Menjiherë në krah e vnova
E n’krejt dhomat une e qova

Me mu keshën do fustana
Kqyrne çka osht tu ba njana
Ku shkon çanta me pizhama

Garderoba u qu n’kamë
Ja ka nisë çkamos tum thanë
Ma mirë hiq mos t’ishim kanë

Fshisa e strujës ish kanë tu ngu
Tha: s’e dini çka m’ka gjetë mu
Kurrë prej dore s’jan t’um lshu.

Në kuzhinë shkova shpejt
Tengjeret ishin hallakat krejt
M’thane veq cope s’je tu naj hjek

Ika n’shupë diqysh me pshtu
Ish kanë mielli tu vajtu
Kurr qyshtu sum ke hargju

Kpucat, patikat s’pom kqyrin n’sy
M’thanë shka je tu menu ti
A rrihet dy javë n’kuti

Burri ia nisi mem livdu
S’ki nevojë kërkan me ngu
Unë qyshtu ma shumë po t’du

Ja nisa me krejt mu sqaru
Ky zor shpejt ka me kalu
Atëherë keni mem njoft ju mu

Fshisë, një javë ki me pushu
Kpucat, teshat e çantat
për ditë kam me ju ndrru
Tre herë n’ditë kam mu shminku

Tengjere e tepsija veq keni me kesh
S’keni me pa jemek e as pite me presh
Se kam me hangër si princeshë

Në fund burrit ja thash n’sy
Kjo situatë shumë po t’konvenon ty
Por ka met marrë malli me m’pa në shpi.
Buxhetin rrite lirisht ti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button