Frutaria
Breaking NewsLife Style

Real Madrid po C.F. po vjen në Kosovë!

Për herë të parë në Kosovë, Real Madrid Foundation Clinic sjell trajnerët e akademisë së klubit mbretëror për zbulimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj të grupmoshave të ndryshme. Mundësi ideale për të shkëmbyer dhe avancuar në njohuritë, aftësitë dhe metodat e futbollit profesional.

Trajnimi në klinikën zyrtare të Real Madrid do të lejojë lojtarët të stërviten si fubollist profesional dhe të mësojnë vlerat më të mira sportive. Lojtarët me performancë më të mirë do të kenë mundësi të marrin pjesë në një ngjarje ekskluzive në Spanjë. Ata të cilët do të tregojnë sukses të madh, ata që janë të sjellshëm dhe të shkathët do të përzgjedhen për t’u trajnuar në Madrid, ekskluzivisht në Real Madrid me trajnim profesional.

Bëhu pjesë e një projekti të tillë, përjetoni një eksperienc e cila vjen vetëm njëherë në jetë. Këto ditë padyshim që do të jenë ditët më të pa haruarra të jetës suaj. Shumë shpejtë do të hapen edhe aplikimet për këtë projekt i cili do të mbahet nga data 19 deri më 23 korrik.

https://www.instagram.com/realmadridcampkosovo/
https://frmclinicskosovo.com/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button