Life Style
Shikoni se si 11 vjeçari thyen rekordin e skejtborderit Tony Hawk
11 vjeçari brazilian Gui Khury ka bërë histori dhe është bërë skejtborderi i parë që ka realizuar një rrotullim prej 1080 shkallësh në një rampë vertikale. 11 vjeçari ka thyer rekordin e mëparshëm të rrotullimit 900 shkallë të Tony Hawk, i cili u arrit në vitin 1999.
Khury ekzekutoi 1080-shkallëshin, që janë tre rrotullime të plota, disa ditë më parë. Babai i tij pranon se pandemia e koronavirusit i ka dhënë djalit të tij shumë kohë për t’u ushtruar.
“Izolimi gjatë pandemisë e ndihmoi sepse ai filloi të ketë më shumë kohë për t’u trajnuar. Tani ai është në shtëpi më shumë, ai ha më mirë dhe mund të përqëndrohet më shumë.”