Si t’a ruajmë distancën në plazhë

Chad Sanborn, MD, specialist i sëmundjeve infektive, në West Palm Beach, FL, thekson rëndësinë e qëndrimit për të paktën 2 deri në 8 metër larg nga çadrat dhe plazhistët e tjerë – sa më shumë që të jetë e mundur, madje edhe kur jeni në ujë.
“Kjo nënkupton që të provoni të vizitoni plazhe më pak të mbushur me njerëz, ku distancimi shoqëror mund të jetë më i lehtë”,- shton Dr. Sanborn.
2 metër është minimumi i distancës – ky është rezultati i studimit të botuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive. Grimcat e koronavirusit mund të udhëtojnë midis 2 dhe 8 metrave. “Pra, ju do të jeni të ekspozuar ndaj përqendrimeve më të ulëta të virusit në një distancë më të madhe”,- tha Dr. Sanborn. “Ndërsa qëndrimi 8 metër larg nga të tjerët mund të jetë një shans mjaft i ulët për infeksion. Të uleni në skajin më pak të përqendruar të plazhit, mundësisht të tërhiqeni nga turmat, do të ishte këshilla më e mirë në këtë verë.”