Frutaria
Did you know?

Teknika e përdorur nga punonjësit e Google: Forcon rezistencën ndaj stresit, inkurajon motivimin dhe ruan shëndetin mendor.

Përvojat tregojnë se zbatimi i teknikave psikologjike të vëmendjes ka një efekt pozitiv në përqendrimin e punonjësve, produktivitetin dhe aftësinë e vendimmarrjes

Gjithashtu është treguar se praktikimi i vëmendjes brenda ndërmarrjes ndihmon punonjësit ta zbusin stresin më lehtë, ka një efekt pozitiv në zhvillimin e inteligjencës emocionale, inkurajon motivimin dhe përqendrimin në arritjen e qëllimeve personale dhe të kompanisë.

Inxhinieri fitues çmimesh, folës motivues, autor bestseller, producent filmi dhe filantrop, Chade-Meng Tan, ka marrë përsipër që “praninë e momentit të tanishëm” ta bëjë pjesë të ditës së punës në Google, transmeton Telegrafi.

Kompania tani u ofron punonjësve programe të caktuara të ndërgjegjësimit dhe materiale mësimore, në mënyrë që të zhvillojnë qëndrueshmëri më të madhe ndaj stresit dhe të inkurajojnë ruajtjen e shëndetit mendor dhe emocional.

Kjo praktikë do të ndihmonte për të jetuar çdo ditë duke vendosur në distancë ankthet e punës, traumat familjare dhe emocionale, madje edhe dhimbjet që na mundojnë fizikisht.

Në përmbledhje, “mindfulness” është një ushtrim i mendjes që fillon nga supozimi se gjithçka që rrotullohet rreth nesh nuk është diçka objektive dhe e pamohueshme, por rezultat i hamendjeve dhe mendimeve tona.

Ankthi ynë dhe stresi që buron prej saj nuk varet nga bota e jashtme, por ka një natyrë jashtëzakonisht endogjene dhe për ta hequr atë duhet të praktikojmë duke lënë mënjanë këtë veprimtari të gjykimit të vazhdueshëm të mendjes sonë.

Sipas kësaj filozofie, çdo ngjarje i nënshtrohet paragjykimeve dhe skemave mendore që burojnë nga përvojat tona të së kaluarës, nga njohuritë e mëparshme, nga arsimi dhe nga tabutë e imponuara nga shoqëria në të cilën jetojmë.

Një avantazh tjetër i ndërgjegjësimit “mindfulness” është parandalimi i mendimeve gjykuese për veten dhe të tjerët.

Ju mund të praktikoni vetëdijësimin në momentin aktual përmes ushtrimeve dhe teknikave të ndryshme, të tilla si meditimi, ushtrime të frymëmarrjes, vizualizimi, yoga ose relaksim i thjeshtë kur mbyllni sytë dhe thoni me vete – Jeta ime ndodh KËTU dhe TANI.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button