Frutaria
PR

Vita – 18 vjet u rrita!

Një histori perfekte emocionale për të festuar ditëlindjen e 18-të të qumështit Vita.

Për breza të tërë qumështi Vita është konsumuar nga çdo familje në Kosovë. Tradita e gjatë e të qenit prezente në treg si dhe cilësia e lartë, i kanë sjellë kësaj kompanie një vend shumë të veçantë në tregun e qumështit. 18 vjet nga suksesi i tyre u festuan duke nisur një fushatë të re e cila bazohet në sloganin “Vita 18 vjet u rrita”.

Një histori e lezetshme që ndodhi në një qytet të vogël. Gjithçka fillon me një djalë të vogël, i cili vë re një tullumbace nga larg. Ai e kupton se përfaqësuesi i qumështit Vita vjen në qytet, për të festuar 18 vjetorin e qumështit Vita. Me gëzim dhe lumturi, ai fillon të vrapojë për të shpërndarë informacionin në një qytet të tërë. Ai troket në çdo derë, fton çdo qytetar të jetë pjesë e kësaj feste të madhe. Të gjithë qytetarët mblidhen në sheshin kryesor të qytetit, fillojnë me përgatitjet për një festë të vogël qumështi. Në fund të reklamës shohim njerëz të lumtur, të mbledhur në një tryezë të madhe darke, duke festuar dhe brohoritur njëri-tjetrin. Gjithashtu na jep disa foto të bukura të produkteve të qumështit Vita.

Fushata “Vita 18 vjet u rrita”, ishte një projekt i suksesshëm i cili u vlerësua dhe u mirëprit shumë nga publiku.

Ndiqni videon duke klikuar më poshtë:

Vita – 18 vjet u rrita!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjajshëm

Back to top button