Frutaria
Videos from Kosovo

Shikoni dokumentarin e parë të jetës së egër të Kosovës dhe të Shqipërisë

Një dokumentar i jashtëzakonshëm mbi jetën e egër në Kosovë dhe Shqipëri është publikuar së fundi në YouTube. Ky produkt është i pari dhe i vetmi i llojit të tillë i cili përmes imazheve me cilësi të lartë dokumenton kafshët e egra që jetojnë në natyrën shqiptare.

Dokumentari natyror, me regji të Jeton Dajakaj, sjell një aventurë në terren të anëtarëve të shoqatës më të madhe të fotografëve shqiptarë të natyrës – Albanian Wildlife Photographers. 

Dajakaj tha se “si një projekt, reflekton punën e një grupi fotografësh, me qëllim të pasqyrimit të bukurive të vendit, si dhe specieve të ndryshme që jetojnë këtu”. Projekti është financuar plotësisht nga anëtarët e shoqatës.

Granit Hyseni, producent i dokumentarit tha “Sa herë që dilnim në natyrë për të bërë fotografi, shikonim shumë momente dhe fenomene të cilat shpesh ishin të pamundura për t’u dokumentuar vetëm përmes fotografisë. Kështu, vendosëm t’i dokumentonim përmes xhirimeve. “

Ju mund ta shikoni këtë dokumentar të mahnitshëm në videon më poshtë.

Burimet: Konica.al

Shfaq më shumë
Back to top button